Sot në SHFMU “28 Nëntori” në Bresanë, përfundoi projekti “PLAY MAKERS”, projekt ky që me lojëra të ndryshme të bazuara në filma vizatimorë synon të rrisë interesimin e vajzave 5 dhe 6 vjeçare për këtë lojë.
Ky projekt organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe mbështetet nga UEFA. Një organizim i tillë është në gjithë Kosovën, ndërsa në komunën tonë deri më tani përfitues janë shkolla fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash vitin e kaluar dhe shkolla “28 Nëntori” në Bresanë këtë vitë.