Në Qendren Rinore AVOKO-Dragash sot u mbajt një Tryezë e Rrumbullakët mbi punësimin dhe barazinë gjinore në vendin e punës.

Kjo tryeze e rrumbullakët u  realizua në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të punës, për të rinjtë në komunën e Dragashit ” i cili financohet nga BE-ja dhe njeherit  menaxhohet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe implementohet nga AVOKO ne partneritet me ATRC dhe BIRN.

Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët ishte të inkurajojë një debat mbi temën e punësimit dhe barazisë gjinore në vendin e punës, në veçanti, dhe ndalimin e diskriminimit mbi çdo bazë.

Kjo tryezë bashkoi pjesëmarrësiy nga sektori publik dhe privat, si dhe të rinjë e të reja aktive në komunën e Dragashit.

Ne tryeze mori pjesë edhe nenkryetari i koumunës së Deagashit z. Resul Fetahu në një panel diskutimi i ndjekur nga një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh dhe grupe të përbashkëta nga të rinjët dhe të rejat për të diskutuar zgjidhjet praktike për të promovuar mundësi të barabarta për të gjithë.

©TVOPOJA