Pas publikimit të lajmit për ndotjen e lumit të fshatit Bresanë në portalin e televizionit Opoja vjen reagimi nga Inspektorati komunal.
Të kontaktuar nga redaksia e Televizionit Opoja drejtuesit e këtij dikasteri thonë se për këtë çështje kan pranuar shumë ankesa nga banorët e fshatit Bresanë e jo vetëm, në disa raste sipas tyre janë shqiptuar edhe gjoba ndaj ndotësve.
Inspektorati komunal në Dragash apelon tek të gjithë qytetarët e komunës së Dragashit që të mbrojnë ambientin ku jetojnë si dhe sugjerojnë ata që të raportojn rastet të tilla në drejtorinë përkatëse.
Nëpërmjet telefonit njëri nga Inspektorët thotë për televizionin se në të kaluarën kan vëzhguar në kohë të ndryshme këto raste për orë të gjata në disa fshatra por në atë kohë sa inspektorati ishte nën monitorim nuk ishte ndërmarrë ndonjë aksion nga ndotësit.
Ndërsa banorët e fshatrave e konfirmojnë pranin e inspektorëve por ata thonë se në atë çast kur ata largohen nga vendi disa individë fillojnë me hedhjen e mbeturinave në lumenjë.
Ne si redaksi jemi munduar të kontaktojm edhe me banorët, rreth kësaj qeshtje shumica prej tyre thonë se kjo po ndodh vetëm si pasoj e çmimit të lartë e të pa përballueshëm të mbeturinave.
Një pjes e atyre që i kemi kontaktuar jan pagues të rregullt të mbeturinave ndersa pjesa tjeter po demton ambientin në një apo formën tjetër: duke formuar deponi ilegale, duke i djegur mbeturinat apo edhe më e keqja duke i hedhur ato në lum.
Sipas tyre kur filloi shërbimi i mbledhjes së mbeturinave para shumë viteve të gjith i paguanin ato deri sa çmimi u rrit, e sipas banorëve nuk ishte çmim i drejt, ndersa nga ana tjetër edhe pse mbeturinat nuk jan larguar nga kompania e kontraktuar por në menyrë ilegale borgji ka ecur për çdo shtëpi.