Ka vdekur Isuf Longi, i cili gjatë kohës së luftës ka qenë kuzhinier, i cili u ka gatuar ushqim ushtarëve të Ushtrisë Çlirmtarëve të Kosovës.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.
Ai tha se do ta kujtojnë atë për kohën e Luftuës së UÇK-së dhe rolin e tij si kuzhinier në atë kohë.
“Kur njerzit që ke njohur ndahen nga jeta, mundohemi t’ju kujtojmë diçka që ti mbajmë në mendje. Isuf Beqirin e Ramosajve, do e kujtojmë gjatë për kohën e Luftës së UÇK-se, dhe rolin e tij si kuzhinier në atë kohë të lavdisë.
Prehu ne paqe Isuf Longi”, ka shkruar Ramosaj