MZHR nënshkroi marrëveshje me komunën e Dragashit, rregullimi i pushimoreve në të gjitha fshatrat

AktualitetLajme nga Opoja5 vite më parë128 shikime

Komuna e Dragashit është përfituese e projektit në kuadër të Zhvillimit Rajonal PZHR2020 i cili është dorëzuar edhe zyrtarisht nga zëvendësministri i MZHR-së z. Bashkim Nuroboja tek kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani njofton televizioni Opoja.

Ky projekt do të jetë për ndërtimin e pushimoreve në të gjitha fshatrat e Komunës së Dragashit.

Njoftimi është bër i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal e ku zëvendësministri z. Bashkim Nuroboja me kryetarin e Dragashit nënshkraun marrëveshjen për këtë projekt.

Me poshtë po ju përcjellim njoftimin nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkroi Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri z.Ivan Millojeviq sot ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Dragashit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2020 për projekte të investimeve kapitale.

Zëvendës Ministri i MZHR-së z.Bashkim Nurboja përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

– Ndërtimi I pushimoreve në të gjitha fshatrat e Komunës së Dragashit

Kryetari i komunës së Dragashit z.Shaban Shabani ka falënderuar Ministrin Ministrine e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...