Deputetet Ariana Musliu Shoshi dhe Besa Ismaili kanë vizituar sot Institutin Onkologjik në QKUK. Nga Dr. Ilir Kurtishi dhe stafi mjekësor janë njoftuar me punën që po bëhet dhe me masat që janë ndërmarrë për shkak të pandemisë Covid-19.
Kjo klinikë ka trajtuar 200 mijë shërbime që nga muaji mars. Në vit janë 2500 raste të reja që trajtohen me sëmundjen e kancerit. Ndër kanceret që e ka prekë më së shumti Kosovën është kanceri i gjirit. Inkurajohen të gjitha gratë të bëjnë kontrolla më të shpeshta në mënyrë që diagnostifikimi i tij të jetë i hershëm.
Me prioritet duhet të sigurohet kujdesi paliativ i cili është esencial dhe mungon. Po ashtu nevojitet aparaturë e re për diagnostifikim dhe trajtim të kësaj sëmundje. Në shenjë simbolike, deputetet Musliu-Shoshi dhe Ismaili dhuruan maska për nevojat e stafit të Klinikës Onkologjike.