Moto-Mitingu i Tretë “Enduro Sharri” vjen më 22 qershor në Dragash – Priten qindra motoçiklistë nga gjithë trojet shqiptare

Sporti5 muaj më parë795 shikime

Komuna e Dragashit, në bashkëpunim me Klubin e Motoçiklistëve “Enduro Sharri”, do të organizojë më 22 qershor 2025 Moto-Mitingun e Tretë Tradicional, si pjesë e aktiviteteve për nder të Ditës së Çlirimit të komunës.

Ky event pritet të mbledhë qindra motoçiklistë pasionantë nga e gjithë Kosova dhe trojet shqiptare, të cilët do të marrin pjesë në një marsh spektakolar drejt bjeshkëve të Sharrit, duke promovuar sportin, natyrën dhe bashkëpunimin ndërkomunitar.

Agjenda e Moto-Mitingut përfshin:

  • 09:00–10:00 – Grumbullimi i motoçiklistëve në Sheshin e Dëshmorëve – Dragash

  • 10:00–10:30 – Program muzikor dhe fjalime përshëndetëse

  • 10:30 – Nisja e marshit drejt bjeshkëve të Sharrit

  • 13:00 – Pushim në bjeshkë me ushqim dhe pije tradicionale, i shoqëruar me program folklorik

  • 17:00 – Kthimi në Dragash

Moto-Mitingu “Enduro Sharri” ofron një mundësi unike për të gjithë të apasionuarit pas motoçikletave të terrenit që të ndajnë pasionin e tyre, të krijojnë lidhje të reja dhe të përjetojnë aventura të paharrueshme në natyrën madhështore të Sharrit.

Organizatorët ftojnë publikun dhe motoçiklistët nga të gjitha trevat shqiptare që të bëhen pjesë e kësaj feste dinamike dhe emocionuese në Dragash!

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...