Një burrë plak ishte ulur me djalin e tij 25-vjeçar në tren. Në fytyrën e djalit të tij, i cili ishte ulur pranë dritares, shihej një gëzim dhe kuriozitet i papërshkrueshëm.
Ai i kishte shtrirë duart nga dritarja dhe ndjente rrjedhjen e ajrit, pastaj bërtiti: “O baba, shiko, të gjitha pemët po vijnë pas nesh!” Plaku buzëqeshi, duke e ndarë kështu gëzimin me djalin e tij.
Një çift i martuar ishin ulur përballë tyre dhe po dëgjonin bisedën mes babait dhe djalit. Ata po ndjeheshin të shqetësuar nga djali 25-vjeçar, i cili po sillej si një fëmijë.
Papritmas, djali bërtiti përsëri: “Baba, shikoje atë pishinë dhe të gjithë peshqit në të! Shikoji retë si po udhëtojnë bashkë me trenin!”
Çifti bashkëshortor vazhdonte të habitej me sjelljen e djalit dhe fjalët e tij të “pa artikuluara”.
Atëherë filloi të binte shi. Pikat e shiut binin në duart e djalit, fytyra e të cilit ishte e mbushur me lumturi. Ai përsëri bërtiti: “O baba, po bie shi! Disa pika më ranë në duart e mia, shiko baba! ”
Në ato momente çifti bashkëshortor nuk mundi të heshtte, andaj e pyeten plakun: “Pse nuk e çoni djalin tuaj te mjeku, ndoshta ka mundësi të shërohet?”
Plaku u përgjigj me qetësi: “Pikërisht po kthehemi nga spitali, ku djali im filloi të sheh për herë të parë në jetën e tij. Ai ishte i verbër deri tani.”
Prandaj, mos gjykoni derisa t’i mësoni të gjitha rrethanat.
Përkthim: Miftar Ajdini