Mjekët në grevë të përgjithshme – Sindikata pret reflektimin e Qeverisë, paralajmëron masa të tjera

Shëndetësi3 vite më parë18 shikime

Punonjësit shëndetësorë kanë hy në grevë të përgjithshme, me kërkesat që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe të fillojë implementimi nga viti i ardhshëm.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë ofruar vetëm shërbime emergjente ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla.

Syla paralajmëroi se greva do të vazhdojë nëse nuk reflekton Qeveria, duke shtuar se do të kenë bashkëpunim edhe me sindikatat tjera për veprime edhe më radikale.

Ai theksoi se disa muaj më parë ka kërkuar të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Sa i përket reagimit të pacientëve për mos ofrimin e shërbime Syla tha se nuk po bëjnë asgjë më shumë veç se po i mbrojnë të drejtat e punëtorëve shëndetësorë.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...