Ministri i deritanishëm i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi i ka dorëzuar sot detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami.
Me këtë rast Bytyqi e ka uruar Bajramin për postin e ri duke i thënë që sistemi arsimor ka shumë probleme, por pavarësisht kësaj, ai beson se do të ketë sukses.
“Shpresoj qe do ia dilni sepse sistemi arsimor ka probleme dhe do shumë angazhime dhe padyshim që duhet një angazhim politik e të përgjithshëm. Ka shumë sfida dhe shumë punë, shpresoj që do t’ia dilni. Po ashtu do ju prezantojmë edhe disa prej dosjeve që duhet punuar ende”, tha Bytyqi.
Ministrja e Arsimit Hykmete Bajrami deklaroi se situata në arsim nuk është e mirë, mirëpo do të punojë shumë dhe do të përpiqet që të kthehen në institucionet evropiane “ENQA” dhe EQAR”.