Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Prizren për ta uruar kryetarin e ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar qytetarët e kryeqytetit historik e kukturor pësimin e dhënë më 14 nëntor.
Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se u është pafund falënderues qytetarëve të Prizrenit qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katërvjeçare.
”Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t’i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare. Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj”.