Me shumë emocion dhe spektakël, përfundojnë aktivitetet sportive për nder të Pavarësisë

KronikaSporti2 muaj më parë128 shikime

Sot u përfunduan aktivitetet sportive të organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Komunën e Dragashit.

Këto aktivitete filluan një javë më parë me fazën eliminatore, në të cilën morën pjesë të gjitha shkollat fillore, ndërsa sot u zhvilluan ndeshjet finale.

Aktivitetet e ditës së sotme filluan me finalen e futbollit të vogël me nxënës, ku fituese doli shkolla fillore “Ulina” nga Kosava, kundër shkollës fillore “Ilmi Bahtijari” nga Blaçi, ndeshje kjo e cila dhuroi shumë emocione.

Më pas u zhvillua edhe ndeshja finale e futbollit të vogël me arsimtarë, ku fituese doli shkolla fillore “Ilmi Bahtijati” nga Blaçi, ndaj bashkëfinalistes “Sezai Surroi” nga Bellobradi. Me këtë finale, e cila dhuroi një atmosferë shumë pozitive, u përmbyllën aktivitetet sportive për nder të Ditës së Pavarësisë.

Të pranishëm në këto ndeshje ishin drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe drejtori i ekonomisë, të cilët i shpërndanë mirënjohjet dhe kupat për fituesit. Atmosferën e bëri më të mrekullueshme edhe numri i madh i qytetarëve që kishin ardhur për t’i parë nga afër këto ndeshje.

Kujtojmë se në kuadër të manifestimit të pavarësisë, ditën e hënë do të mbahet akademia solemne, e cila pasohet me homazhe dhe në fund, me fillim nga ora 12:00, do të fillojë edhe manifestimi kulturor me SHKA Bresana në qendër të Dragashit. Mirë se vini të festojmë së bashku!

©TVOPOJA

 

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...