Sot në ditën botërore kundër dhunës në familje para objektit të komunës së Dragashit u shpalos baneri me moton “Ndal dhunën në familje”, e njëherit u shperndan edhe fletushka për vetëdijesimin e qytetarëve rreth dhunës dhe raportimit të saj.

Me këtë organizim mekanizmi komunal kundër dhunës në familje e hapi fushatën senzibilizuese “16 ditët e aktivizmit”,e gjat kësaj periudhe nga ky mekanizem priten organizime tjera si ligjerata nepër shkolla e poashtu edhe prononcime në media.

Pjes e këti organizimi senzibilizues ishte edhe kryetari i komunës së bashku me stafin komunal, pjestar nga mekanizmi komunal si nga policia e kosoves, qendra e mjekësis familjare, qendra për punë sociale e shumë antar tjer të mekanizmit komunal.

Në një prononcim për televizionin tonë zyrtarja për barazi gjinore znj. Lindita Piraj apelon te qytetarët e në veqanti te viktimat e dhunës në familje që ta raportojne atë e të mos heshtin ndersa nga ana tjetër kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini premtoi mbeshtetje për viktimat e dhunës, e njëherit njoftoi se ka nënshkruar edhe memorandum bashkpunimi me strehimoren në Prizren, e poashtu apeloi te qytetarët për raportim dhe bashkëpunim me organet komunale.

©TVOPOJA