Lojërat elektronike kanë evoluar shumë vitet e fundit, nuk janë lojëra të thjeshta për t’u relaksuar, tani janë kthyer në një industri të veçantë, E Sport po cilesohet si e ardhmja e sportit dhe me rritjen më të shpejtë ndër vite.

Esport është përhapur shumë në vendin tonë, dhe çdo vit organizohen më shumë ngjarje dhe turne në lojëra elektronike, së fundmi u organizua festivali i lojërave elektronike “XP Game Fest 2023” nga XPortal, në këtë festival organizohen turne në lojëra të ndrytshme si CSGO, Valorant, FIFA, Teken7 dhe shumë të tjera.

Ditën e djeshme festivali u përmbyll me finalen e madhe të Kupës në Valorant, ku fitues doli Team Blink, pjesë e kësaj skuadre është edhe Drin “Kraken” Piraj, djali 16 vjeçar nga Plava e Opojës që po korr sukses në ESport dhe duket se e ardhmja e tij është e ndritshme.

Performanca e Drinit u cilësua si një paraqitje të mrekullueshme që do të mbahet mend për kohë të gjatë nga organizatori, i cili e ka vlerësuar edhe si lojtarin më të mirë apo MVP të finales.

©TVOPOJA