Me garat tradicionale përfunduan aktivitetët kushtuar ditës së çlirimit të komunës (Video , Foto)

Kulturë & ArtSportSporti5 vite më parë30 shikime

Në kuadër të ditës së çlirimit të komunës sonë vazhduan organizimet sportive, dje me datë 15 qershor u mbajt gara e kuajve në mejdan të buzezit, ku garuan kater kuaj e ofruan një garë mjaft interesante për publikun e shumt.

Këtë organizim e bëri edhe më special momenti kur para garës në shënje mirnjohje për të riun që humbi jetën nga ky sport u zbulua pllaka memoriale nga kryetari i komunës së bashku me familjarë, poashtu edhe gara filloi po në orën që ndodhi fatkeqësia.

Ndërsa sot në stadiumin e qytetit në graniqar u zhvillua gara tradicionale e pehlivanëve, një numer i madhë i garuësve kishin ardhur nga e gjith Kosova, Shqiperia, Maqedonia madje edhe nga Turqia e me gjërë.

Kjo garë u ndoq nga afër edhe nga një numr masiv i publikut që edhe përkundër motit me shumë djell qëndruan deri në fund të këti organizimi masiv prej 5 orësh.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...