Kryetari i Komunës së Dragashit , Shaban Shabani ka thirrur mbledhje të Shtabit Emergjent, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale shëndetësore dhe hapat që duhet të ndërmarrën me tutje në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.
Në takim u diskutua edhe për vendimin e fundit të qeverisë për masat e reja në mbrojtje të shëndetit publik dhe kërkesës për riaktivizimin e Shtabeve Emergjente. Me këtë rast Drejtori i Shëndetësisë , Behar Brenolli, i njoftoi anëtarët e Shtabit me statistikat e të infektuarve, me monitorimin, kontaktet dhe vizitat që u bëjnë ekipet shëndetësore.
Shtabi Emergjent Lokale i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, pasi ruajtja e shëndetit është përgjegjësi e përbashkët e jona.