Drejtoria e Arsimit në Dragash në bashkëpunim me shoqatën e Fizikanëve të Kosovës për herë të dytë, po organizon Garat e Fizikanëve të Rinj që u mbajtën sot në sallën e Kuvendit Komunal në Dragash.

Nxënës nga klasët e IX-ta dhe shkolla e mesme iu nënshtruan testimit për tu zgjedhur si kandidatet që do e përfaqesojn komunën tonë në nivel republikan e ndërkombëtar.

Drejtori i arsimit z.Vloran Cenaj e profesori i fizikës z.Mevlan Qafleshi uruan nxënësit për një garë sa më të drejt, e njoftuan se fituesit do ta prezentojn komunën në nivele më të larta.

Në një njoftim që ka pranuar TV OPOJA nga shoqata e fizikanëve, fituës të kësaj gare në komunën tonë janë:

IX: Saime Berisha
X: Fiton Ibrahimi
XI: Vilma Cenaj
XII: Era Tytyri

Garat Republikane të Fizikantëve të Rinj të Kosovës do të mbahen më: 25 janar në Departamentin e Fizikës ne Universitetin e Prishtines. Planifikohet që dy ekipe me nxënës të përzgjedhur nga keto gara ta përfaqsojnë shtetin e Kosovës në dy Olimpiada me renome ndërkombtare, që do të mbahen në Lituani dhe Rumani

©TVOPOJA