Ministria e Shëndetësisë njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste.
“Sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, respektivisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me Covid-19 nga këto vende. Komfor këtyre të dhënave, nuk ka rrezik dhe është sigurt që të hapen kufijtë. Në Bashkimin Evropian të gjitha kufijtë për lëvizje janë pa PCR test”, thuhet në kumtesën e MSh-së.
Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se propozim-vendimi do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut./ALSAT-M