Sot, në ambientet e shtëpisë së kulturës “Alajdin Xhezairi” në Bresanë u mbajt programi i duas së Hatmës me vijuesit e mësim-besimit pranë xhamisë së vjetër. 30 nxënës nga fshatrat Bresanë e Kuklibeg prezentuan në programin e duas së Hatmës para një numri të madhë të pranishmëve.

“Tradita” po vazhdon vit pas viti, hoxhë pas hoxhë, xhamia e vjetër në Bresanë gjithmonë është njohur si vatër e mësim-besimit, nga viti 1532 kur u ndertua kjo xhami e deri sot mësim-besimi kurr nuk ka munguar, madje as në kohët më të vështira, kjo fal hoxhallarve me vullnet të hekurt qe kurr nuk rreshtën së punuari duke i lën anash të gjitha punet tjera.

Kjo punë e madhe nga hoxhallarët po i nxit edhe nxënësit të cilët frekuentojn në një numër të madh në këtë xhami, sot u manifestua programi i duas së hatmës me gjeneratën e XXVI (njëzet e gjashtë) të djemve dhe gjenaratën e XXIV(njëzet e katert) të vajzave të cilit kishin përgaditur program me Kur’an, ilahi e poezi.

Pjesmarrës në këtë manifestim ishin përfaqësues nga BIK dhe shoqata Bereqeti, kryetari i komunës së Dragashit z.Bexhet Xheladini, kryetari Driton Qengaj se bashku me gjithë kolektivin e KBI-së Dragash, përfaqësues nga Dijaneti I Turqis, familjarë e prindër.

Imami i kësaj xhamie Xhevat ef. Fetahi në fjalimin mirëseardhës falendëroi të gjith për pjesmarrje në këtë manifestim e në veqanti uroi prinderit dhe nxënësit të cilët kan përfunduar leximin e Kur’anit.

Falenderime e urime për nxënësit e për imamin e xhamis pati edhe nga të gjith të pranishmit tjere, e në veqanti nga z. Fitim Flugaj nga BIK I cili theksoi se BIK krenohet me te arriturat e hoxhës dhe nxënësve, duke shtuar se Bresana dhe fshatrat tjerë të Opojës janë shembull për gjith Kosovën e më gjërë.

Në fund të manifestimit përveç mirënjohjeve dhe pakove që iu ndan nxënësve nga KBI në Dragash ata pranuan dhurata edhe nga shoqata Bereqeti së bashku me bashkëpunëtor.

©TVOPOJA