Lëvizja Vetëvendosje dega e saj në Dragash ka reaguar së fundi në facebook ndaj tenderit për Furnizimin me materiale mbrojtëse shëndetësore e që të cilin komuna e Dragashit i kishte dhënë kompanisë Avdullah Nebiu B.I njofton televizioni Opoja
Sipas tyre komuna e Dragashit e ka shpërblyer ish kandidatin e PDK-së për asamblenë komunale në zgjedhjet e kaluara në Dragash.
Por ata ende nuk janë distancuar nga sjelljet e kryetarit të Mitrovicës së Jugut Agimi Bahtiri edhe pse ky i fundit është i të njëjtit subjekt politik.
Televizioni Opoja po ju sjell reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega Dragash.
Shpërblimin e anëtarëve të PDK-së në Sharr me tenderë nuk e ndalon as Pandemia
Komuna e Sharrit (Dragash) ka shpërblyer me tender ish kandidatin e PDK-së për asamble komunale në zgjedhjet e kaluara. Kriteret për të qenë përfitues i tenderëve publike tash e një kohë në Sharr janë:
1. Të jesh anëtar i PDK;
2. Të shpërblesh partinë me vota për të të shërbyer më pas me tender.
Është e turpshme që të shfrytëzohet edhe kjo situatë për vazhdimin e avazit të vjetër të korrupsionit, nepotizmit e tenderomanisë.
Ju bëjmë thirrje organeve kompetente për marrje masash të menjëhershme lidhur me këtë rast.
Qendra e LV Sharr,
18 prill 2020