Ligjëratë për sigurinë në SHML “Ruzhdi Berisha”, Edukim dhe vetëdijesim për të rinjtë e Dragashit

Aktualitet2 muaj më parë682 shikime

Në kuadër të projektit “Siguria në shkolla, rrugë, komunitet dhe rreth tyre”, sot në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ nga zyrtari policor z. Isuf Isufi, me nxënësit e klasave të dhjeta.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi dhe vetëdijesimi i të rinjve për rreziqet që mund t’i shoqërojnë gjatë periudhës së adoleshencës, duke përfshirë:
• bullizmin dhe pasojat e tij,
• përdorimin e substancave narkotike dhe varësinë që ato shkaktojnë,
• vjedhjet dhe sjelljet devijante,
• keqpërdorimin e internetit dhe rrezikun nga lojërat virtuale të dëmshme,
• vandalizmin dhe dëmtimin e objekteve shkollore.

Ligjërata u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe mirëkuptuese, ku nxënësit patën mundësi të dëgjojnë, reflektojnë dhe të bëjnë pyetje mbi temat që prekin sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Tubimin e nderoi me prezencën e tij edhe komandanti i Stacionit Policor në Dragash, z. Shaqir Uka, i cili, pasi përshëndeti nxënësit, theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt në shkollë, rrugë dhe komunitet, si një vlerë e përbashkët që duhet kultivuar me përkushtim nga të gjithë.

Në përmbyllje të aktivitetit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës, z. Lulzim Ahmeti, falënderoi stafin policor për ligjëratën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur dëshirën që ky kontakt të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se prania e policisë në shkolla jo vetëm që forcon ndjenjën e sigurisë te nxënësit, por edhe mbështet edukimin e tyre të shëndoshë dhe të përgjegjshëm në shoqëri.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...