Pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore qytetarët janë duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të ndërmerr masa të menjëhershme për të kaluar këtë krizë.
Njëri nga ta i cili ka dërguar letër publike në adresë të kryeministrit është infermieri nga komuna e Dragashit zotëri Fitim Karimani.
Kjo është letra e dërguar nga Fitim Karimani dhe kërkesa e tij drejtuar kryeministrit Albin Kurti.
I dashur shoku Albin!
Në këtë kohë krize ekonomike që po kalon vendi ,ku për çdo ditë rritët gjithka ,rritët mielli,vaji,nafta ,…etj etj,me vendimim e qeveris suaj që për ketë muaj të ua ndalni PAGAT të gjithë punëtoreve që punojn në sektorin publik pse kan qën Kandidat për Asamble Komunale (vendim i pa drejtë e absurd) kani rritur tek disa edhe tensionin, sheqerin e besa ma së shumti edhe nervozën.
Si mendon shoku Albin që keta njerzë (kandidat)gjatë Nentorit nuk duhet të jetojn apo me mirë si do të jetojn?
A e dinë se me 1 nentor , banka nuk të pyet a ke mar pagën apo jo po ta kërkon këstin e kredis , a e din se familja pret që të ua siguron ushqimin mujor, a e din se prinderit presin që tua blejm barnat, a e din që fëmija pret që tua paguajm shkollimin e udhëtimin, me çka kryeminister ???
Në bazë të qfar ligji e more këtë vendim , ku askush nuk e ka ditur paraprakisht sepse zgjedhje ka pas edhe para 4 viteve por askuj nuk i është hequr asnjë centë.
Apo tu deshën parat për ti rimbursuar ,, pakot ekonomike,,
Si munde ta bëshë kete , po flas pa dallime politike ku atyre kandidatve për asamble të partis suaj ua ndale pagën, e ata të shkretit tan kohën ditë e natë tu vrapu për të ju siguruar vota për partin tuaj.?
Apo ndoshta atyre ua kompenzon ???!!!
Po e përfundoj me vargjet e një kënge
,,Do të mallkoj loti i (ushtatit, mjekut ,infermierit , … arsimtarit) asaj pare kurr mos ja pafsh hajrin.