“Këshillë”

Thonë atje ku dhemb dhëmbi shkon gjuha ,dhe kur të djek tomli i fryn kosit !..
Andaj i nderuar kryetar Bexhet Xheladini, kisha dashur duke shpresuar se në një moment do të dish kënd ta kesh në krye të drejtoris për kulturë !..

Sepse zdi a ka ndonjë vend në botë në një departament të kulturës pa ndonjë artist sikurse në Dragashin tonë të deri tashëm !..
Po shohim emërime të reja e po shpresojmë të jenë të duhura e të qëlluara, por Inshallah spo na zhgënjejnë !..Nuk po akuzoj askënd, as një individ apo edhe asnjë parti të vetme !..dhe as që kam synim asnjë drejtori e as drejtorin e kulturës !..Sepse unë personalisht dua të jem ai për të cilin jam shkolluar dhe duhet të reagoj për atë që më takon për artin dhe artistët!

Por, me që premtimet rreth artit e kulturës kurr nuk i kemi dëgjuar duke i diskutuar nëpër debate televizive !..
Andaj po shpresojmë se do jeni me vizion të qart edhe rreth artistëve sepse Dragashi, e konkretisht Opoja, mban emra të mëdhenjë të artistëve duke përmendur disa e inshalla spo i ngel hatri dikuj tjetër që po e harrojmë ..si Profin piktor e poet Ibrahim Skenderi ,Prof Bajram Gerdellaj Piktor !.. Alim Mejzini Grafikist me përmasa botërore !.. Edita Krasniqin Skulptore !..Prof Uran Bahtjarin Piktor ,Prof i Dizajnit grafik Adil Beqaj e shumë shumë të tjerë artista të pikturës ,muzikës, regjisë e filmit !.. të gjithë këta janë artist dhe duhet menduar mirë kush do jetë përfaqësues mbështetës për ta sepse një komunë pa njerz të artit e kulturës nuk mund të jetë e sukseshme !..Ne duhet të identifikohemi me kulturën dhe traditën tonë artistike për të qenë ambasador të artit në zhvillim të turizmit !..Andaj po ju rikujtoj që para se të vendosni njeriun e drejtoratit të kulturës në krye të këtij dikasteri, të mendoni logjikshëm edhe për artistët sepse kemi ngel i vetmi vend shum turistik pa organizuar koloni artistike te artistëve dhe e vetmja komunë me piktura të vendosura nëpër vende e zyra që nuk i dini as vet autorët që mund të jenë autor “të së mirës së Djallit “andaj reflektoni e ndimoni artistët përmes mënyrave të ndryshme si kolonive , duke i ndërruar imazhin komunës edhe përmes pikturave e veprave tjera artistike sepse pasqyra me e mirë e një vendi është vet kombi ,feja e arti, ku të gjitha këto e mbajnë kulturën njerëzore !.. e nëse dëshironi që të jemi njerëzor krahas këtyre artistëve, duhet të reflektoni i nderuar e shumë i respektuar kryetar komune !..

Me respekt Prof.Shahadin Mejzini Piktor !.