Komuna e Dragashit aprovon kërkesën e parashtruar nga Drejtoria Komunale e Arsimit për shfrytëzimin e oborreve në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit si parkingje pa pagesë për bashkatëdhetarët dhe qytetarët tjerë të Komunës së Dragashit.

Një vendim i tillë është pritur shumë mirë edhe vitin e kaluar nga qytetarët e Dragashit pasi sipas tyre ka liruar shumë komunikacionin dhe hapsirat tjera si neprër fshatra ashtu edhe brenda qytezës.

Në bazë të këtij vendimi oborret e shkollave do shfrytëzohen si parkingje pa pages nga data 06.07.2022 (sot) e deri në datën 20.08.2022.

©TVOPOJA