Pas një pauzë prej 15 minutash ka vazhduar të mbahet seanca e asamblesë komunale në Dragash.
Në këtë vazhdim të seancës ishte paraparë që të shkarkohet kryesuesi i asamblesë komunale Uran Halimi ku sipas LDK-së ai nuk ka respektuar ketë pozit.
Por para së të dilte në votim shkarkimi i tij, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Naser Myrtezani kerkoj që të merr fjalën.
Ai thotë se ne si grup parlamentar kemi vendosur që në ditën e sotme të tërhiqemi nga ky propozim shkarkim por që këtë LDK-ja ka vendosur që të iniciojë në seancat e ardhshme raporton televizioni Opoja.