
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash ka zyrtarizuar dje listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale në kuadër të Zgjedhjeve Lokale të 12 Tetorit 2025.
Pas një procesi të gjerë konsultimesh me anëtarësinë dhe strukturat organizative, si dhe pas mbledhjeve të Kryesisë së ngushtë dhe asaj të zgjeruar, është përpiluar një listë prej 23 kandidatësh që përfaqësojnë të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës. Lista karakterizohet nga profesionalizmi, përvoja dhe përkushtimi për t’i shërbyer interesit qytetar dhe zhvillimit të vendit.
Kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit do të jetë sërish Dr. Bexhet Xheladini, i konfirmuar unanimisht nga Kryesia e Degës dhe i miratuar nga Kryesia Qendrore e LDK-së. Dr. Xheladini do të jetë gjithashtu edhe bartës i listës së kandidatëve për Kuvend Komunal.
Lista e kandidatëve të LDK-së për Asamblenë Komunale përfshin:
Resul Fetahu – Kuk
Arijeta Qafleshi Skeraj – Rrenc
Gazmend Ramadani – Brrut
Shukri Myrtezani – Zaplluxhe
Xhylferie Bahtijari Beqiri – Bresanë
Faton Qollopeku – Zym
Sami Mejzini – Kosavë
Anesa Mehmeti – Zgatar
Samidin Xheladini – Bresanë
Qerkin Zeneli – Shajne
Pajtesa Berisha – Buqe
Florent Qafleshi – Bellobrad
Përparim Krasniqi – Brezne
Marigona Berisha Latifi – Blaç
Alban Halimi – Buzez
Ensar Berisha – Pllajnik
Valeriana Halimi – Kuk
Vezir Reshiti – Bresanë
Teuta Gashi Kryeziu – Brezne
Latif Qengaj – Dragash
Sihana Ramadani – Dragash
Liridona Misinaj – Pllavë