Laureatët 2025 – Dragashi nderohet me mirënjohje në futbollin rajonal

Sporti2 javë më parë257 shikime

Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit organizoi me sukses Ceremoninë e Laureatëve 2025, një ngjarje solemne kushtuar vlerësimit të kontributit, sakrificës dhe suksesit në futbollin kosovar. Ngjarja u nderua me praninë e Presidentit të FFK-së, z. Agim Ademi, si dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, z. Ismajl Ajeti dhe z. Samir Ujkani.

Presidenti Ademi, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se Prizreni është vatër e futbollit, duke kujtuar figurën e parë të FFK-së, z. Agim Bytyqi, si një personalitet kyç në pavarësimin e futbollit të Kosovës. Kryetari i LRF-së, z. Mirsad Çollaku, foli për rrugëtimin e futbollit kosovar nga ditët e para të pavarësimit e deri te sukseset e mëdha të Kombëtares, duke përmendur me mirënjohje legjendën Fadil Vokrri dhe udhëheqjen aktuale.

Në këtë ceremoni, edhe Komuna e Dragashit si pjes e LRP u nderua veçanërisht:

  • Drejtoresha e Kulturës, znj. Liridona Misinaj Piraj, mori mirënjohje për kontributin e saj të vazhdueshëm në zhvillimin e sportit dhe kulturës në komunë.
  • Klubi i futbollit Opoja, që garon në Ligën e Tretë të Kosovës, u nderua për angazhimin e tij, ndërsa portieri i skuadrës, Zekri Alija, u veçua me mirënjohje për performancën dhe përkushtimin e treguar.
  • Një mirënjohje post mortum iu nda edhe Miftar Krasniqit – La Tal, duke nderuar kujtimin dhe kontributin e tij në futbollin lokal.
  • Shkolla e futbollit “Aroma” u vlerësua për punën e saj me të rinjtë, ku laureatë u shpallën Reis Kolloni dhe Erdin Kolloni.
  • Shkolla e futbollit “Dragash Sport” u nderua gjithashtu, me tre laureatë nder ta Latif Toto dhe Parim Cengaj dhe Amsal.

Ky vlerësim e vendos Dragashin në një pozitë të rëndësishme në futbollin rajonal, duke dëshmuar se edhe qytetet e vogla kanë një rol të madh në zhvillimin e sportit kosovar.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...