Kandidati i degës së LDK-së në Dragash Dr Bexhet Xheladini në zgjedhjet e 17 tetorit kishte pregaditur një program qeverisës për komunën e Dragashit.

Atë ai e ka paraqitur  thuajse në qdo tubim elektoral para qytetarëve të Komunës së Dragashit.
Njëkohësisht ai është mundur që në qdo paraqitje mediale të e prezantoj atë duke e shtjelluar në detaje se në çfarë do të fokusohet ai nese do të behet kryetar i komunës.

Sipas Bexhet Xheladinit ky program është si rezultat i diskutimeve të shumta me qytetarët e komunës së Dragashit duke i marrë parasysh problemet esenciale në komunitet.

Përpos kësaj disa nga objektivat kryesore që Xheladini kishte përdorur për të kandiduar për të parin e komunës së Dragashit janë:

Objektivat programore të qeverisjes së ardhshme katër vjeçare bazohen në vizionin për Komunën e Dragashit që është: “Dragashi, një komunë e njohur për prodhimtari bujqësore e blegtorale, me turizëm malor dhe dimëror të zhvilluar, me mjedise rurale që janë burim i zhvillimimit dhe punësimit, me jetë cilësore për të gjithë qytetarët, me arsim dhe shërbime shëndetësore cilësore, me rini prosperuese dhe ambient tërheqës për investime.”

Objektivi 1: Angazhimi për një Komune te zhvilluar duke shfrytëzuar resurset ekzistuese.

Objektivi 2: Komuna e Dragashit me lokalitete rurale të zhvilluara me infrastrukturë moderne rrugore, ujësjellës dhe kanalizim.

Objektivi 3: Zhvillim i balancuar dhe funksional hapësinor duke siguruar menagjimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e ambientit.

Objektivi 4: Ofrimi i mbështetjes për biznese të komunës të Dragashit: NVM, Fermerët dhe vjelësit joformal te resurseve që gjenerojnë punësim dhe të ardhura për familjet e tyre.

Objektivi 5: Zhvillim dhe avancimi i vlerave kulturore, aktiviteteve sportive dhe të rinisë.

Por ndoshta shumica nuk kan pasur mundesi të e lexojnë në detaje prandaj ne si redaksi e televizionit Opoja do të ju sjellim të plotë.

PROGRAMI I QEVERISJËS SË KRYETARIT TË KOMUNËS SË DRAGASHIT PËR KATËR VITET E ARDHËSHME