Kuvendi i Komunës së Dragashit mbati Mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026

InstitucioneYesterday15 shikime

Nën udhëheqjen e Kryesuesit Resul Fetahu, u zhvillua Mbledhja III e rregullt e Kuvendit të Komunës së Dragashit për vitin 2026, me një rend dite të pasur me çështje të rëndësishme për funksionimin e komunës.

Rendi i ditës përfshiu:
1. Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Miratimin e Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2026;
3. Propozimvendim për miratimin e Raportit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve në Infrastrukturë Publike;
4. Propozimvendim për miratimin e Raportit të Komisionit për Vlerësimin e Dëmeve në Ekonomi Familjare;
5. Miratimin e Raportit të Punës së Ekzekutivit për vitin 2025 dhe prezantimin e Planit të Punës për vitin 2026;
6. Eventuale.

Pas miratimit të procesverbalit, Kuvendi me shumicë votash miratoi Planin e Punës të KKSB-së për vitin 2026, duke përcaktuar prioritetet e sigurisë në komunitet.

Në vijim, u miratuan raportet e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Infrastrukturë Publike dhe Ekonomi Familjare. Këto dokumente do të procedohen në Komisionin Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe të tjera, duke hapur rrugën për mbështetje institucionale dhe zgjidhje konkrete.

Një pjesë e rëndësishme e mbledhjes ishte diskutimi mbi Raportin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2025, ku u prezantuan arritjet dhe sfidat e vitit të kaluar, si dhe Plani i Punës për vitin 2026, i cili u miratua me shumicën e votave të asambleistëve.

Ky sesion i tretë i rregullt dëshmon përkushtimin e Kuvendit të Komunës së Dragashit për të siguruar transparencë, planifikim të qartë dhe vendimmarrje efektive në shërbim të qytetarëve.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...