Kuvendi i Komunës së Dragashit do të mbajë mbledhjen e VIII-të më 29 shtator

Institucione2 muaj më parë287 shikime

Kuvendi i Komunës së Dragashit do të mbajë më 29 shtator 2025, duke filluar nga ora 10:00, mbledhjen e VIII-të të rregullt për këtë vit.

Seanca do të nisë me dhënien e betimit nga anëtari i zëvendësuar nga KQZ, z. Nexhmi Dauti, si dhe miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara. Në rend dite janë përfshirë edhe çështje lidhur me destinimin e tokës bujqësore dhe miratimin e një deklarate për eliminimin e dhunës ndaj grave në jetën publike.

Pika më e rëndësishme e kësaj mbledhjeje është propozimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Dragashit për vitin 2026, si dhe vlerësimet për vitet 2027 dhe 2028. Ky vendim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në projektet zhvillimore dhe shërbimet për qytetarët e komunës në vitet e ardhshme.

Mbledhja do të përmbyllet me diskutimin e pikës “Eventuale”.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...