Infermieri i parë nga fshati Bresanë i komunës së Dragashit është Abdylmugni Maliqi apo ndryshe nihet në popull si “ta Mugni”.
Televizioni Opoja ju sjell një përshkrim të biografisë së Infermierit të pregaditur nga Kasam Muhameti.
Abdylmugni Maliqi u lind në Bresanë më: 25. 07. 1944. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje. Ndërsa, të mesmen për mjekësi të përgjithshme e mbaroi në Prizren më 1966. Ka bërë disa trajnime profesionale, në: Mitrovicë, Zllatibor, Banjë të Nishit, Strugë.
Pas mbarimit të shkollës së mesme shkoi në APJ, në Novi Sad, aty shërbeu në kuadër të Shkollës së Eprorëve Rezervë Sanitarë – 6 muaj. Pastaj u transferua në Çernomel të Sllovenisë edhe 5 muaj të tjerë për shërbim në kuadër të Ambulancës së Garnizonit. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, më: 15. 10. 1967 filloi punën në Ambulancën e Bresanës. Aty punoi 33 vjet pa ndërprerë. 9 vjetët e fundit, deri në pesionim, punoi në Dragash. Më: 01. 08. 2009 u pensionua.
Ishte serioz dhe pedant në punë.
Ta Mugni, gjatë viteve 1991 – 1993 ishte edhe pjesë e ‘Grupit Sanitar’, në kuadër të Shtabit për Përgatitje të Rezistencës së Armatosur në Bresanë kundër okupimit serb.
Tasë Mugni, i dëshirojmë shëndet dhe rehati.