AGIM SI SHPESH PO TË NDODHË ME E HUMBË KONTROLLËN

Sa mundohem të rri i qetë në këtë kohë pandemie,janë disa të tillë si lloji i këtij mendjemadhit të quajtur Agim dhe të detyrojnë të reagosh.Po ky “patriot” me bateria,si shpesh po e humbë kontrollën.Ky çatravell që as fëmijët e vetë nuk i besojnë,sigurisht ka probleme mendore.
Pa dashur të elaboroj shumë rreth karakterit të tij desha t’i drejtohem me disa fjalë.
I pa nderuari ti Agim,që gjithçka mund te jesh vetëm njeri nuk mund të jesh.Posti si blegtor mund të të rri mirë,por jo ai si kryetar.

Po të drejtohem me disa fjalë.Ke deklaruar se Dragashi nuk është komunë,e çka mund të jetë sipas teje.
Agim ti nuk je njeri.Ti nuk ke karakter njeriu.Ti je një matrapaz.Ti je një hajdut.Ti je një shpifës.Ti je gënjeshtari më i madh që kam arritur ta njoh ndonjëherë indirekt.
Po ta rikujtoj,Dragashi është komuna më e pastër në Kosovë.Tek ne nuk ka Dragash Jugor dhe Dragash Verior.Tek ne është vetëm një Dragash apo i njohur si Sharri.Mjaftë me këto citate se s’po të ka hije.Ti je ai që ke bërë thirrje për vëllavrasje edhe atë në kohën më të rrezikshme,pra të pandemisë.Ti je ai që me vite të tëra ke gënjyer dhe vazhdon ti gënjesh qytetarët e mjerë të Mitrovicës.Ti je njeri labil.Shumë ke ke lidhur kushte se do ta bashkoni Mitrovicën.Pa na thuaj e bashkove apo jo?!…Ke gënjyer me vite të tëra o i mjerë.S’të ka mbet asgjë më.Si shpesh po na bije ta përmendim atë plakun nga Korisha e Prizrenit: ” E HUPI KONTROLLËN…E HUPI KONTROLLËN…E HUPI…O E HUPI…

Dhe me të vërtetë,si shpesh edhe ti po e humbë kontrollën.Po lëri shpifjet o njeri i ngratë.Nuk jemi në kohën e komunizmit të bëjmë thirrje për vëllavrasje.Je bërë një njeri i pa cip.Asgjë nuk je më shumë se sa një matrapaz.Asgjë nuk je më shumë se sa një hajdut.Mashtrues ordiner.Shpifës.Je një patriot me bateria sepse zemrën e ke në Listën Srpska.
Po ta rikujtoj,ky është Dragashi (Sharri) dhe kryetari i tij që ka mbajtur dhe vazhdon ta mbaj nën kontroll situatën e rrezikut nga pandemia.Ky është kryetari Shaban Shabani që me menagjimin e tij të suksesshëm ka bërë që mos të kemi asnjë edhe një të dyshuar se lëre më të infektuar në komunën tonë.

Largohu nga politika o ti i mjerë.Je një mashtrues.Autoriteti yt sa po shkon dhe po bie.Nuk do të mbahesh në mend për asgjë,përveç se si tradhëtar,si gënjeshtar si shpifës, si manipulues,si nxitës i urrejtjes,mbi të gjitha do të mbahesh në mend si kushtrimtar për vëllavrasje.
Sapo të kaloj kjo pandemi dhe shihemi në gjykatë për një deklaratë të tillë.
As era njeri s’po të vjen.GËNJESHTAR

“Autori është Kasim Qafleshi mërgimtar në Vjenë.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e redaksisë së “Televizionit Opoja”.”