Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti ka falënderuar shoqatën ‘ Jetimet e Ballkanit’ që gëzuan me 28 shtëpi ata që deri me sot ishin pa kulm mbi kokë. Sipas tij punën që nuk po e bënë shteti po e bënë kjo shoqatë bamirësie e cila dita ditës po arrin të zbusë sado pak fukarallëkun.
Kurti me ketë rast ka falënderuar edhe komunat bashkëpunuese Prizrenin, Suharekën dhe Dragashin për këtë projekt madhështor në ndërtimin e 28 shtëpive, raporton Kosova Post.
‘Sot është festë e dyfisht edhe 28 nëntori edhe 28 shtëpi për ata të cilët do ti gëzojnë për jetë e mot. Na jemi dyfishë falenderues për komunën e Prizrenit, komunën e Suharekës e të Dragashit për organizatën ‘Jetimët e Ballkanit’ për shkakë se këta po e bëjnë punë bamirëse por edhe punën që do të duhej ta bënte vetë shteti.
Liria është për të gjithë kur e zvogëlojm pabarazinë e e rrisim solidaritetin edhe e hekum fukarallakunë’ është shprehur Kurti në Prizren.