Ku të regjistroheni në klasën e dhjetë dhe pse pikërisht në “Ruzhdi Berisha” në Dragash?

Arsim6 muaj më parë851 shikime

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash ka zhvilluar sot një vizitë informuese në dy shkolla fillore të komunës, me qëllim prezantimin e drejtimeve të saj arsimore për vitin e ri shkollor. Vizita u zhvillua në Shkollën Fillore “Ilmi Batjari” në Blaç dhe në “28 Nëntori” në Bresanë.

Ekipi prezantues i shkollës, i përbërë nga ushtruesi i detyrës së drejtorit Lulzim Ahmeti, mësimdhënësi Fadil Halimi si dhe tre nxënës të shkollës  – informuan nxënësit e klasave të nënta për mundësitë që ofron kjo shkollë e mesme.

Në këtë prezantim u shpalosën të gjitha drejtimet mësimore që ShML “Ruzhdi Berisha” ofron:

  1. Gjimnaz – Shkenca natyrore

  2. Gjimnaz – Shkenca shoqërore-gjuhësore

  3. Juridik – Administratë dhe shërbime në zyrë

  4. Ekonomi – Banka dhe sigurime

  5. Shëndetësi – Bashkëpunëtor profesional i infermierisë

  6. Shëndetësi – Teknik i farmacisë

  7. Teknologji e Informacionit – Teknik i sistemeve të TIK-ut

Gjatë prezantimit, nxënësit u njoftuan edhe për avantazhet e shumta që ofron kjo shkollë për nxënësit e saj, si:

  • Transport falas i siguruar nga Komuna e Dragashit,

  • Mbështetje financiare për organizimin e mbrëmjes së maturës,

  • Siguri brenda dhe jashtë objektit shkollor,

  • Staf arsimor profesional dhe i përkushtuar,

  • Pjesëmarrje të rregullt në gara shkollore dhe olimpiada,

  • Sallë sportive funksionale dhe ambiente të pajisura për mësimdhënie moderne,

  • Klasa me pajisje didaktike bashkëkohore dhe qasje në internet,

  • Kabinete profesionale për drejtimet teknike dhe shëndetësore,

  • Përgatitje intensive për provimet e maturës shtetërore.

Në fund të takimeve, nxënësve iu shpërndanë edhe fletushka informuese për drejtimet që u prezantuan, duke u dhënë mundësinë të reflektojnë më lehtësisht për zgjedhjen e tyre të ardhshme akademike.

Vizita u mirëprit me interesim të madh nga nxënësit dhe stafi arsimor i shkollave pritëse, duke e konsideruar këtë nismë si një mundësi të rëndësishme për informim dhe orientim të drejtë të gjeneratës së re drejt një arsimi cilësor dhe të përshtatur me tregun e punës.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...