Në lajmin e publikuar nga redaksia e televizionit Opoja për vërshimin e komenteve dhe kërkesave të qytetarëve drejtuar kryetarit të komunës së Dragashit zotërit Shaban Shabani ky i fundit ka dhënë një sçarim.
Duke i parë kërkesat dhe shumë komente nga qytetarët e komunës sonë ndjehem i obliguar të ju jap një sçarim mbi gjendjen aktuale në Dragash.
Në mbrëmjen e së Dielës të gjithë qytetarët e Kosovës janë njoftuar se komuna e Prizrenit është e vendosur në Karantinë.
Andaj shumë prej banorëve të komunës tonë janë të shqetësuar dhe më kan etiketuar e komentuar në privat dhe në publik për të ndërmarrë masa në këtë drejtim.
Andaj qytetarë të nderuar ju njoftoj se me vendosjen e komunës së Prizrenit në Karantinë automatikisht edhe komuna e Dragashit vetëkarantinohet.
Kështu që në dy akset rrugore të cilat ju drejtojnë për në Prizren janë të vendosura njësiti i Policisë së Kosovës duke bër kontrollimin e sejcilit qytetarë të cilët deshirojn të hyjnë apo edhe të dalin nga kjo komunë.
Por për komunën tonë orari i kufizimit të lëvizjes së lirë mbetet i njëjtë duke filluar nga ora 17:00 deri në ora 6:00 e mëngjesit.
Si kryetar i komunës së Dragashit ju bëjë përsëri apel të zbatoni masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës si dhe nga IKSHPK.