Kryetari Shaban Shabani uron festën e Fitër Bajramit

Lajme nga OpojaAktualitet5 vite më parë133 shikime

Kryetarit i komunës së Dragashit Shaban Shabani me një mesazh urimi, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe kremtimit të festës së Fitër Bajramit.

Festa e Fitër Bajramit vjen si rezultat i kryerjes së një prej obligimeve më madhore të fesë Islame, agjërimit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Besimtarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, përmes lutjeve dhe agjërimit kanë kryer detyrimet, duke larguar nga zemra e shpirti zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe përtacinë. Besimtari mbi të gjitha duron vështirësitë dhe sprovat, i përgjigjet atij që është në nevojë, e ndihmon të dobëtin, e mëshiron të voglin, dhe kujdeset për mirësjellje shoqërore.

Gjatë kësaj feste duhet përhapur ndjenjën e vëllazërisë, mirësisë e të dashurisë me njëri-tjetrin.

Në këto momente festive duhen rikujtuar personat e varfër, të sëmurët, të paaftët për punë si dhe të gjithë ata që janë në nevojë.

Uroj të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...