Sot në ambientet e Tech House, Avoko mirëpriti kryetarin e komunës së bashku me drejtorin e arsimit dhe drejtoreshën e kulturës.

Kryetari nga afër u njoftua me projektet që po realizohen nga OJQ Avoko në bashkëpunim dhe në të mirën e të rinjëve të komunës sone, programe këto të larmishme, të ofruara nga Tech House e të financuara nga Ambasada Amerikane dhe Ministria e Kulturës, përfshirë zhvillimin e ueb-faqeve, aplikacioneve mobile, dizajnimin dhe zhvillimin e videove, si dhe lojërave, poashtu ofrohen trajnime në Zhvillim Softuerik me HTML/CSS, Siguri Kibernetike, Zhvillim të Videove dhe Photoshop.

Kryetari i komunës z.Bexhet Xheladini në një fjalë të rastit u shpreh se është i lumtur që është në mesin e një numri të madh të të rinjve që po përfitojnë nga këto projekte, ndër të tjera falënderoi për punën e madhe që po bën OJQ Avoko, dhe premtoi mbështetje për çdo projekt në të mirë të të rinjëve, gjithashtu drejtori i arsimit z. Zeni Krasniqi falënderoi Avokon dhe uroi suksese në të ardhmen për ta ndërsa drejtoresha e kulturës znj. Liridona Misini Piraj inkurajoi të rinjtë që të vazhdojnë punën dhe u premtoi atyre se nuk do të mungojë mbështetja e institucioneve.

Para panelistëve të rinjët prezantuan edhe një nga projektet më interesante me të cilat po merren, një projekt që kërkon guxim dhe njohuri, siç është projektimi dhe finalizimi i një droni, ky projekt po punohet tërësisht nga të rinjët pas trajnimit që kanë marrë në kurset e organizuara në Avoko, I gjithë trupi dhe pjesët e tjera të dronit janë projektuar e dizajnuar nga vetë të rinjët e në fund edhe janë printuar me printer 3D, dhe gjithashtu është në proces të programimit për fluturim.

Në fund të takimit, në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar ndaj të rinjve, Avoko ndau mirënjohje për kryetarin e komunës dhe drejtoreshën e DKRS-së.

©TVOPOJA