Kryetari i degës së LDK-së në Dragash ka bërë një sqarim për opinionin publik!

AktualitetLajme nga Opoja3 vite më parë19 shikime

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Deklarata ime e dhënë në televizionin ATV kam vërejtur se ka shkaktuar një sërë reagimesh, shumica e të cilave kanë ardhur si rrjedhojë e keqkuptimit nga ajo çfarë unë kam deklaruar.

Prandaj, po e shoh të arsyeshme të sqaroj qëndrimin tim për opinionin e gjerë publik.
Ideja e asaj që kam thënë është se ne si LDK dhe parti në pushtet nuk mund të kemi një koalicion të përbashkët me PDK-në, mirëpo kjo nuk do të thotë aspak se ne nuk do të bashkëpunojmë me PDK-në në raportin pozitë- opozitë.
Si parti në pushtet për të mirën e gjithë qytetarëve, jemi të obliguar që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë politike pa dallim, shoqërinë civile, shoqata dhe organizata të ndryshme me të cilët na lidhë interesi i përbashkët e që është mirëqenia e qytetarëve tanë.

Me respekt, Qamil Kolloni.
Kryetar i Degës së LDK-Dragash

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...