Kryetari i komunës së Dragashit, z Bexhet Xheladini, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin Aktualitete në Radio Sharr.
Në ketë emision ai tregoi më shumë për
ndarjen e pushtetit në qeverisjen e tij për mandatin katër vjeçar raporton televizioni Opoja.
Kryetari Bexhet Xheladini tregoj për ndarjen e drejtorive në qeverisjen e tij.
Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj tri drejtori, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të ketë dy drejtori, si dhe partit e komuniteteve do të kenë tri drejtori.
Poashtu ai tregoj se zëvendëskryetari i komunës së Dragashit do të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje e që emërimi i tij do të bëhet nga vetë Kryetari.
Ndërsa do të ketë edhe një zëvendëskryetar të dytë nga radhët e komuniteteve e që ky pritet të zgjidhet në asamblen komunale.
Xheladini thotë se ata planifikojnë që zëvendëskryetari i dytë nga radhët e komuniteteve të jetë nga subjekti politik JGP.
Sipas tij me datën 13 Janar 2022 do të ketë një mbledhje të radhës të asamblesë komunale e aty do të behet edhe konstituimi i kuvendit komunal.
Ketu mund të e shikon emisionin e plotë të shfaqur mbrëmë në Radio Sharri – Dragash