Kryesuesi i asamblesë komunale në Dragash, Uran Halimi, ka caktuar datën 18 Janar për një seancë të jashtëzakonshme të asamblesë komunale.
Si pikë e rendit të ditës për ketë seancë është zgjedhja e nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve në komunën e Dragashit.
Me datë 13 Janar 2022, është mbajtur seanca e parë e asamblesë komunale për vitin 2022 e ku si pikë e rendit të ditës ishte zgjedhja e nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve.
Por me braktisjen e seancës nga ana e opozitës dhe në mungesë të kuorumit në ketë seancë ishte e pamundur të zgjidhet nënkryetarit i dytë nga radhët e komuniteteve.
Nga radhët e komuniteteve si i propozuar për ketë pozit ishte Munezer Kuka i cili atë ditë nuk ishte i pranishëm në seancë e me që opozita vendosi për ketë arsye të braktis seancën e asamblesë komunale raporton televizioni Opoja.
Ketu me poshtë po ju përcjellim vendimin për caktimin e seancës së jashtëzakonshme!