Asambleisti i Vetëvendosjes në Dragash, përmes një njoftimi në Facebook ka përshëndetur iniciativën e komunitetit jo-shumicë lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në Komunën e Dragashit.
Krasniqi thotë se ndjehet i befasuar për mos mbështetjen e subjektit tjetër opozitar LDK, për këtë iniciativë.
Postimi i Laurat Krasniqit
E kam mbështetur kërkesën e kolegëve nga komuniteti jo-shumicë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në qytetin tonë.
Është për t’u përgëzuar gatishmëria e kolegëve në kuvend ku shumë nga ta janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe i kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e kësaj seance. Gjithashtu, është shqetësues fakti se si subjekti i LDK-së në Sharr të cilët thirren në opozitë, nuk e kanë mbështetur këtë iniciativë.
Do të jam kundër secilit investim që bëhet në qytetin tonë ku nuk do të ketë përfshirje të komunitetit në vendimmarrje.