
Pas pranimit zyrtar në Federatën Ndërkombëtare të Socca-s, Kosova ka nisur menjëherë hapat konkret për organizimin dhe zhvillimin e këtij sporti në vend. Ky sukses është arritur falë angazhimit të madh të Arben Dautit, së bashku me Skender Kaprën dhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët kanë realizuar një punë të rëndësishme për përfaqësimin dhe anëtarësimin ndërkombëtar të Socca Kosovës.
Menjëherë pas pranimit, ka filluar procesi i regjistrimit të skuadrave, ndërsa shumë shpejt pritet të nisë edhe Liga Shtetërore e Kosovës në Socca. Po ashtu, është konfirmuar se Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Socca-s, i cili do të mbahet në Shqipëri, duke shënuar kështu paraqitjen e parë zyrtare të vendit në një garë ndërkombëtare të këtij niveli.
Ndërkohë, është formuar edhe Kombëtarja e Kosovës në Socca, ndërsa është publikuar lista e lojtarëve që do ta përfaqësojnë vendin në ndeshjen e parë miqësore.
Lista e lojtarëve:
Ndeshjen e parë, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë më 1 mars 2026, nga ora 20:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, në një miqësore vëllazërore kundër Shqipërisë.
Një nga figurat kryesore të kësaj përfaqësueseje është Mentor Mejzini, i cili është emëruar kapiten i skuadrës. Ish-lojtari profesionist i futsallit në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe ish-reprezentues i Shqipërisë në gara ndërkombëtare, vjen nga fshati Kosavë i komunës së Dragashit, duke përfaqësuar me krenari komunën tonë në këtë projekt historik.
Kjo ndeshje historike do të jetë e qasshme për të gjithë sportdashësit, pasi përballja miqësore Shqipëri – Kosovë në Socca do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Opoja.
©TVOPOJA