Koordinatori Nacional për mbrojte nga Dhuna në Familje, zëvendësministri Naim Qelaj, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Rajonal “Promovimi dhe Implementimi i Konventës së Stambollit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, që do mbahet në Shkup, me 27 dhe 28 nëntor 2018, për arsye se organizatorët e këtij forumi, mbishkrimet e përfaqësuesve të Kosovës i ka vënë me fusnotë, dhe rezolutën 1244 duke anashkaluar mendimin e GJND-së dhe deklaratën e pavarësisë të Kosovës.
Naim Qelaj nëpërmjet një deklarate për media ka shpjeguar arsyet e anulimit të pjesëmarrjes në këtë konferencë.
“Më duhet të njoftoj se Unë nuk mund të prezantoj në konferencën Rajonale që mbahet në Shkup pa emërtimin e plotë të institucionit që përfaqësoj dhe pozitës që mbaj.Me keqardhje ju njoftoj se më duhet ta anuloj konfirmimin tim për pjesëmarrje. Kjo për derisa nuk trajtohemi të barabartë me të tjerët”, thuhet në njoftim.
Ai shtoi se pret nga organizatorët të veprojnë dhe të na mundësojnë pjesëmarrjen tonë me evitimin e fusnotës ose të shënohet edhe mendimi i GJND së dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”.
Vendimi për mos pjesëmarrje i Z. Qelaj, është përkrahur edhe nga përfaqësuese të shoqërisë civile, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe nga Kipred.
Nga Kosova në këtë forum është paraparë të marrin pjesë, përfaqësues të institucioneve të vendit si dhe shoqërisë civile, dhe ku do diskutohej, implementimi i Konventës së Stambollit në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqisë, veçanërisht për punën që po bëhet për mbrojtën nga dhuna në familje.
Konferenca është organizuar nga Unioni Evropian, Këshilli i Evropës, UNËomen, nën patronatin e Qeverisë së Maqedonisë