Komuna jonë zbukurohet me të bardha në Ditën e Pavarësisë

Lajme nga OpojaKosova1 muaj më parë178 shikime

Komuna jonë në Ditën e Pavarësisë së Kosovës mbulohet në një të bardhë të bukur, por edhe të ftohtë. Reshjet e borës kanë mbuluar gjithë zonën, duke krijuar një pamje festive, por edhe duke sjellë sfida për banorët dhe pjesëmarrësit në komunikacion, edhe pse reshjet jan te pakta!

Kjo javë pritet të jetë me mot relativisht të ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull. Temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në -1 gradë Celsius. Për shkak të kësaj, pjesëmarrësit në komunikacion këshillohen të jenë të kujdesshëm, pasi mund të ketë rrëshqitje në rrugë.

Dita e sotme po ashtu parashikohet të jetë me vranësira të paqëndrueshme dhe me fjolla bore. Autoritetet lokale dhe ekipet e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të përballuar çdo sfidë që mund të sjellë moti i ftohtë dhe reshjet e borës.

Ndërkohë, qytetarët po shijojnë bukurinë e kësaj dite të shënuar.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...