Komuna e Dragashit thellon bashkëpunimin me GIZ

Aktualitet10 orë më parë84 shikime

Në zyrën e Kryetarit të Komunës së Dragashit, së bashku me një pjesë të kabinetit, u pritën përfaqësuesit e organizatës GIZ: z. Mario Eckardt, udhëheqës i projektit “Aftësim për Punësim” dhe projektit për Zhvillimin Ekonomik të Grave, të shoqëruar nga znj. Toska Zajmi dhe z. Nexhmedin Basha.

Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit në kuadër të këtyre projekteve, me theks të veçantë në organizimin e trajnimeve për vetëpunësim të grave. Po ashtu, Komuna e Dragashit shprehu interesimin për mbështetje nga GIZ-i edhe në fusha të tjera si: Mbrojtja e ambientit dhe menaxhimi i mbeturinave, Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe hartave zonale dhe Zhvillimi i arsimit dhe pajisja e shkollave me kabinete të IT-së.

Kryetari i Komunës falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se Dragashi mbetet i përkushtuar për një partneritet të qëndrueshëm në funksion të zhvillimit socio-ekonomik të komunës.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...