
Komuna e Dragashit ka publikuar kalendarin zyrtar të dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028. Dëgjimet do të mbahen në Sallën e Asamblesë Komunale dhe do të zhvillohen në tri ditë të ndryshme, duke përfshirë përfaqësues të grupeve të ndryshme të interesit.
Më 10 qershor 2025, në ora 11:00, do të mbahet dëgjimi me kryetarë të këshillave të fshatrave, OJQ, biznese dhe fermerë.
Më 11 qershor 2025, në ora 11:00, do të mbahet dëgjimi me drejtorë të shkollave, pedagogë, punëtorë arsimorë dhe punëtorë shëndetësorë.
Më 13 qershor 2025, në ora 11:00, do të mbahet dëgjimi me grupe të nënpërfaqësuara: gra, vajza, pensionistë, persona me nevoja të veçanta, të rinj dhe komunitete joshumicë.
Kryetari i Komunës, Dr. Bexhet Xheladini, fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë aktive dhe të japin kontributin e tyre në hartimin e buxhetit për vitet në vijim.