Komuna e Dragashit organizon transport falas për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

KosovaShpallje & Njoftime2 muaj më parë409 shikime

Në mënyrë që festa e pavarësisë dhe manifestimet komunale të jenë sa më madhështore për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen organizimeve komunale për nder të kësaj dite, Komuna e Dragashit ka organizuar edhe transport pa pagesë për të gjithë qytetarët. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës Bexhet Xheladini në rrjetin e tij Facebook:

Të gjithë ata të cilët dëshirojnë ti ndjekin aktivitetet me rastin e 17 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Dragashit organizon transport falas. Ditën e Hënë më 17.Shkurt, ora 9:00, autobusi niset nga Zaplluxhe, dhe në ora 9:30 nga Lopushniku. Kthimi nga Dragashi bëhët në ora 13:30.

Përndryshe, edhe ne, si Televizioni Opoja, do të jemi me ju drejtpërdrejt nga manifestimet komunale, duke filluar nga akademia solemne e deri te programi artistik me SHKA Bresana. Festojmë së bashku sepse jemi gjithmonë me ju, vetëm për ju!

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...