Qytetarët e Kosovës janë organizuar për të ndihmuar në forma të ndryshme të prekurit nga tërmeti në Shqipëri gjatë mëngjesit të djeshëm, edhe shumë komuna nga Kosova iu bashkuan inciativës për të ndihmuar vendet e prekura duke ndar mejte materiale.

Kësaj inciative iu bashkua edhe komuna e Dragashit e cila ka dhuruar një shumë simbolike për t’iu dalë në ndihmë shqiptarëve të Durrësit, Tiranës dhe Thumanës, kryetari i komunës, Shaban Shabani me propozim të kuvendit komunal ka ndarë 5000 euro për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

Edhe qytetarë nga kjo komunë janë organizuar dhe kanë mbledhur gjëra ushqimore, veshmbathje dhe mbuloja për t’i nisur drejtë Shqipërisë.

©TVOPOJA