Në uebfaqen zyrtare të Komunës së Dragashit është publikuar Rregullorja për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në këtë komunë. Më këtë Rregullore, të gjitha subjektet afariste që ushtrojnë veprimtari biznesore në Komunën e Dragashit, janë të obliguara që orarin e punës të caktuar nga Komuna ta vendosin në hyrje të objektit ku zhvillohet veprimtaria.
Rregulorja e përcakton periudhën verore të punës, e cila fillon nga 1 maji deri më 30 shtator, si dhe periudhën dimërore nga 1 tetori deri më 30 prill, varësisht prej të cilave është caktuar edhe kohëzgjatja e punës.
Oraret e punës dhe ditët e pushimit të bizneseve janë të përcaktuara varësisht prej kategorive dhe veprimtarisë që kryejnë. Shumica e bizneseve ditë pushimi do t’i kenë të dielën dhe ditët e festave zyrtare. Përjashtim bëjnë ato që Komuna i quan “veprimtari ndërtimore (firmat të cilat merren me të gjitha llojet e ndërtimeve)”, të cilat ditë pushimi do ta kenë të premten.
Rregullorja u jep të drejtë disa bizneseve që të bëjnë kërkesë për zagjatje të orarit të në Shërbimin e Inspekcionit përkatës.
Për mosrespektimin e orarit të punës janë caktuar gjoba të ndryshme për subjektet afariste./Opoja.net
Më poshtë e keni Rregulloren e plotë të publikuar nga faqja zyrtare e Komunës: