Komuna e Dragashit më datë 1 prill ka nxjerr njoftim që të moshurait dhe të sëmurit kronik të paraqesin aplikimin e tyre për tu vaksinuar kundër Covid-19.
Por, sot pas më shumë se një muaji, po del që ky njoftim i Komunës së Dragashit ishte gënjeshtër 1 prilli, sepse të sëmurët kronik që kanë bërë aplikimin akoma nuk kanë marrë asnjë njoftim nga Komuna rreth kësaj çështje.
Demir Reshiti është njëri nga të sëmurët kronik i cili ka aplikuar për vaksinim në këtë Komunë, por ai ka mbetur i zhgënjyer dhe hedh dyshim se kjo thirrje për aplikim nga Komuna ishte vetëm se gënjeshtër e 1 prillit, pasi që ka kaluar më shumë se 1 muaj që kur ka aplikuar dhe nuk ka marrë asnjë njoftim.
Ai me anë të një fotografie të ilustruar i bën thirrje Komunës së Dragashit që të dal dhe ta sqarojë publikun si qëndron çështja e vaksinimit të të sëmurëve kronik.
Ky është postimi i tij: